Si fitohet një tender në Ballkan – Barsoleta që s’ka nevojë për auditim

Në një garë ndërkombëtare për një tender publik me vlerë 9 milionë euro, marrin pjesë tre kompani: një kineze, një gjermane dhe një shqiptare.

Kinezi del i pari dhe thotë:

“Unë e bëj me 3 milionë euro. Punëtorët i kam të lirë, materialet i prodhojmë vet, dhe e mbarojmë për gjysmë kohe.”

Gjermani del pas tij, i qetë e me vetëbesim:

“Unë e bëj me 6 milionë euro. Me standarde të larta, materiale cilësore dhe garanci dhjetëvjeçare.”

Në fund ngrihet shqiptari, me një dosje bosh në dorë dhe një buzëqeshje të sigurt:

“Unë e bëj me 9 milionë euro.”

Komisioni e sheh i habitur:

“Si ka mundësi, pa asnjë përllogaritje, pa plan pune, pa preventivë?”

Shqiptari i afrohet kryetarit të komisionit dhe i thotë me zë të ulët:

“Shiko, 3 milionë janë për mua, 3 për ty… dhe punën e bën kinezi!

Të gjithë qeshin, por dikush nuk e di nëse është më shumë barsoletë apo realitet.


🗞️ Redaksia e “Vlora Sot” kujton se çdo ngjashmëri me persona apo ngjarje reale është… krejt rastësore. 😄

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *