Kandidon për Kryetar Bashkie pa Shkollë të Lartë: “Unë kam diplomë nga jeta!”

Një kandidat i pazakontë ka ndezur debat në qytetin tonë, pasi ka shpallur kandidaturën për Kryetar Bashkie… pa patur asnjë diplomë të arsimit të lartë. Me një karizëm të veçantë dhe një fjalor që shkon drejt e në zemrën e popullit, ai thotë se nuk ka nevojë për “letra”, sepse “njerëzit duan punë, jo diploma në mur”.

Në fjalimin e tij të parë publik, kandidati u shpreh:

“Unë s’kam mbaruar fakultet, por kam mbaruar shumë muaj pune, shumë netë pa gjumë, dhe shumë borxhe për t’u shlyer. Kush ka përvojë më të madhe se unë me realitetin?”

Slogani i tij elektoral, i thjeshtë por goditës, është: “Më mirë pa shkollë, sesa pa mend.”

Ndërkohë, rrjetet sociale janë përfshirë nga debatet. Një pjesë e qytetarëve e shohin si simbol të popullit të thjeshtë që më në fund kërkon zë në pushtet, ndërsa të tjerë e quajnë “një eksperiment të rrezikshëm me humorin e demokracisë”.

Megjithatë, kandidati duket i patundur:

“Kryetari i bashkisë nuk ka nevojë të dijë integrale, por të dijë ku rrjedh uji dhe pse s’ka drita në lagje.”

Fushata e tij sapo ka nisur, dhe me sa duket, do të jetë ndër më të ndjekurat në këto zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *