Kur flasin shifrat

Këtë të diel në qytetin e Vlorës u zhvilluan zgjedhjet për pushtetin vendor. Karakteristikë e vlonjatëve është mosmarrja pjesë në votime si një shenjë revolte për politikën aktuale apo për arsye nga më të ndryshmet.

Partitë politike primare duhet të kenë qëllimin të nxjerrin sa më shumë njerëz për të votuar në mënyrë që të vlerësojnë vullnetin e popullit. Sipas krahut politik piketohen grupe të ndryshme individësh që nxiten për të dalë  për votime, ku administratë, ku njerëz të pakënaqur etj.

Por , rezultatet e fundit flasin shumë.

Cfarë mund të thuhet për partinë në pushtet, ku  me gjithë mjetet ndihmëse që te lejon pushteti, kalon nga 28271 vota në vitin 2023, në 15672 vota në vitin 2025 !? Një diferencë e frikshme thuajse e barabartë me votat e vlefshme që japin fitoren e 2025. Si mund të jenë të kënaqur me një rezultat të tillë dhe si mund të pranohet?

Të gjithë e dimë që ligjërisht dhe nëse votojnë vetëm 3 veta dhe 2 vota I merr njëra palë, ajo palë shpallet fituese, pasi nuk kemi nje prag, një minimum pjesëmarrje që zgjedhjet të jenë të pranueshme të paktën moralisht. Por paçka kësaj zgjedhjet pranohen dhe krenaria rritet kur duhet të ndodhë e kundërta.

Nga ana tjetër, kemi një opozitë që në vitin 2023 ashtu siç ishte e copëtuar, arriti të  mbledhë 11802 vota, ndërsa në vitin 2025 vendos të falë zgjedhjet, dorëzohet dhe katandiset me 2 kadidatë, njëri I djathtë I pavarur I pambështetur nga të djathtët që merr 1975 vota dhe një tjetër I pavarur I mbështetur nga të djathtët, që merr 2333 vota, në total opozita në vitin 2025 merr 4308 vota. Si mund ti vihet emri një opozite të tille? Opozitë e bërë palë me pushtetin? Opozitë e falimentuar? Opozitë e dështuar?  Opozitë e dorëzuar?

Këto ishin zgjedhjet që opozita mund të fitonte terren nëse do të dontë të fitonte terren, për vetë faktin që flasin shifrat. Rreth 13000 vota të shteruara nga partia në pushtet.

Megjithatë, duhet parë në fund kush dëmtohet. Dhe  I dëmtuari si në çdo rast është POPULLI dhe vetëm POPULLI. Dhe fajin për këtë e ka POPULLI dhe vetëm POPULLI, që zgjedh të HESHTË dhe jo të FLASË.

SEPSE CDO POPULL KA QEVERINE QE MERITON.

DHE KUR SHIFRAT FLASIN, ASKUSH SDO TI DEGJOJE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *